I nxehti afrikan në Kosovë, IHMK-ja ka një apel për qytetarët

  • G.G /
  • 22 June 2021 - 15:37
I nxehti afrikan në Kosovë, IHMK-ja ka një apel për qytetarët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës – IHMK, ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë në vendin tonë.

Ky mot vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

Sipas njoftimit të IHMK-së, këshillohet që nga ora 09:00 deri në orën 17:00 të mos i ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimin.

(Kosova Sot Online)