Arrest shtëpiak për të dyshuarin për dhunimin e 16-vjeçares në një hotel në rrugën Ferizaj – Prishtinë

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 15:36
 Arrest shtëpiak për të dyshuarin për dhunimin e 16-vjeçares në një hotel në rrugën Ferizaj – Prishtinë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunimi”, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 21.05.2021, në një hotel në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të mitur e moshës 16 vjet.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar  si të pa bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, njofton gjykata.

(Kosova Sot Online)