Kurti takoi udhëheqësin e Fondacionit “Jean Jaures”, diskutuan për periudhën kur ai mbahej peng në burgjet e Serbisë

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 15:39
 Kurti takoi udhëheqësin e Fondacionit “Jean Jaures”, diskutuan për periudhën kur ai mbahej peng në burgjet e Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sébastien Gricourt, udhëheqës i Qendrës Ballkanike të Fondacionit Jean Jaures, me qendër në Paris.

Në këtë takim ata rikujtuan kohët dhe ngjarjet e viteve 1998-99, dhe periudhën kur Kurti mbahej peng në burgjet e Serbisë e Gricourt e kishte vizituar atje nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Kurti dhe Gricourt biseduan për mundësitë e bashkëpunimit me Fondacionin Jean Jaures, që ka në fokus promovimin e proceseve demokratike, trajnimin e stafit politik dhe mbështetjen e iniciativave premtuese.

Diskutuan edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe për rrugën e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE.

(Kosova Sot Online)