Rritet edhe më shumë numri i viktimave nga COVID-19 në botë

  • E.K /
  • 23 June 2021 - 11:44
 Rritet edhe më shumë numri i viktimave nga COVID-19 në botë

Numri i viktimave nga COVID-19 po vazhdon të rritet edhe më tej.

Përkundër që shumë shtete kanë filluar me vaksinimin e qytetarëve, numri i viktimave nga ky virus po vazhdon të jetë i lartë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 3 milion e 899 mijë e 18 persona deri tani kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa mbi 179 mijë persona janë infektuar me koronavirus.

164 milionë e 727 mijë e 253 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika radhitet e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara me COVID-19 me gjithsej 34 milionë e 434 mijë e 803 të infektuar dhe 617 mijë e 875  viktima, pastaj India me 30 milionë e 28 mijë e 709 raste dhe 390 mijë e 691 viktima  dhe Brazili me 18 milionë e 56 mijë e 639 raste të reja dhe 504 mijë e 897 viktima.

(Kosova Sot Online)