Ligji i Gjykatës komerciale, shkëputje e sistemit të drejtësisë nga grupet e ngushta të interesit të oligarkisë dhe mafio-bizneseve

Ligji i Gjykatës komerciale, shkëputje e sistemit të drejtësisë nga grupet e ngushta të interesit të oligarkisë dhe mafio-bizneseve

Hajrullah Tërnava

  • 23 June 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Kjo Qeveri detyrë të parë dhe prioritet e ka që ti miratoj dhe ti jetësoj ligjet që deri më tani i kanë mungua këtij vendi, dhe me miratimin e këtyre ligjeve edhe investimet nga kompanitë e huaja serioze, por edhe nga bashkatdhetarët nuk do të mungojnë sepse ligji iu garanton sigurinë mbi investimet, e sidomos ne që e kemi një mërgatë të tërë dhe mjaft të zhvilluar, është e pritshme që diaspora dhe bizneset që bashkatdhetarët tanë kanë ndërtua jashtë vendit, do të kenë siguri më të madhe ligjore që investimet e tyre ti orientojnë drejtë Kosovës, të hapen vende të reja të punës për të cilat Kosova ka mjaftë nevojë, që fuqia e re punëtore të mos mësyjë rrugët e botës dhe Evropës por ta gjen mundësinë dhe perspektiven në vendin dhe në shtetin e vetë.

Tani po shihet ashiqare, që me hapa të ngadalshëm por të sigurtë, kjo qeveri e re po reflekton me angazhim serioz për ndryshime pozitive dhe realizim të premtimeve të dhëna programore gjatë fushatës. Fokusi kryesor është vendosur tek përkujdesja për ligjshmërinë funksionale dhe plotësimit të nevojave imediate për shtet të së drejtës, duke u përkujdesur çdo ditë për ta analizuar secilën fushë të jetës dhe të funksionimit të shtetit e ligjit. Me ato analiza po shkohet që kudo që i mungojnë këtij vendi rregullativat ligjore për barazi dhe kundër diskriminimit, të veprohet me prioritet. Kështu është vlerësuar dhe vepruar edhe kur është fjala për Ligjin e Gjykatës komerciale, i proceduar nga Ministria e Drejtësisë në Qeveri.

Ky ligj i munguar për plot dy dekada, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, është edhe një hap tjetër pozitiv i kësaj përbërje të re të Qeverisë për reformim të thellë dhe shkëputjen e sistemit të drejtësisë nga grupet e ngushta të interesit të oligarkisë e mafio bizneseve të lidhura në ortakëri me krimo politikën. Krijimi i kësaj gjykate të re të specializuar dhe profesionale që do të ketë ekskluzivisht për objekt çështje që lidhen me biznesin ka qenë kërkesë e kahershme edhe nga ambasadorët e vendeve të Quintit të cilët kanë theksuar se gjyqësorit të Kosovës i mungon një gjykatë e veçantë e profilizuar dhe ndërtuar me gjyqtarë që kanë të bëjnë ekskluzivisht me trajtimin e lëndëve të fushë se ekonomisë̈, biznesit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po e realizon me sukses në këtë fillim mandati objektivin programor të Ministrisë që e drejton, prandaj me të drejtë ka thënë se projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë̈, i hap rrugë jo vetëm fushës së fuqizimit të investimeve të bizneseve të brendshme, por krijon mundësi të reja edhe për investimet e huaja, duke përfshirë këtu edhe investimet nga bashkë atdhetaret tanë. Një ligj i tillë është e pritshme që do ta zgjeroj konkurrencën lojale në ekonominë e tregut dhe do të ju jep fund favorizimeve kriminale dhe monopoleve të lidhure me krimin e organizuar, që i patën zënë frymën zhvillimit më të hovshëm të vendit për këto dy dekada.

Kjo Qeveri detyrë të parë dhe prioritet e ka që ti miratoj dhe ti jetësoj ligjet që deri më tani i kanë mungua këtij vendi, dhe me miratimin e këtyre ligjeve edhe investimet nga kompanitë e huaja serioze, por edhe nga bashkatdhetarët nuk do të mungojnë sepse ligji iu garanton sigurinë mbi investimet, e sidomos ne që e kemi një mërgatë të tërë dhe mjaft të zhvilluar, është e pritshme që diaspora dhe bizneset që bashkatdhetarët tanë kanë ndërtua jashtë vendit, do të kenë siguri më të madhe ligjore që investimet e tyre ti orientojnë drejtë Kosovës, të hapen vende të reja të punës për të cilat Kosova ka mjaftë nevojë, që fuqia e re punëtore të mos mësyjë rrugët e botës dhe Evropës por ta gjen mundësinë dhe perspektiven në vendin dhe në shtetin e vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".