Vajza nga Prizreni goditet nga motoçikleta, hapet rast ndaj prindërve që nuk u kujdesën për të

  • E.K /
  • 23 June 2021 - 11:56
 Vajza nga Prizreni goditet nga motoçikleta, hapet rast ndaj prindërve që nuk u kujdesën për të

Një vajzë është goditur nga motoçikleta, të martën në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën “William Woker”, pasditen e së martës, ndërkaq viktima (fëmijë) ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e policisë është bërë e ditur se viktima nuk e mban mend as ngjyrën e as llojin e motoçikletës.

Me urdhër të prokurorit, është hapur rast ndaj prindërve të vajzës, për moskujdesje ndaj fëmijës.

“Rr. William Woker , Prizren, 22.06.2021-18:30. Viktima femër kosovare –fëmijë, është goditur nga një motoçikletë për të cilën nuk e mbanë mend  as llojin e as ngjyrën e motoçikletës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hapet dhe rasti ndaj prindërve te viktimës për moskujdesje ndaj fëmijëve”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)