Arrestohet një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 00:01
Arrestohet një person në Prishtinë

Në Prishtinë një person është shoqëruar sot në polici, pasi të njëjtit i është gjetur një armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se “është shoqëruar një person në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë. Të njëjtit i është gjetur një armë zjarri”.

“Personit të dyshuar i është sekuestruar arma e tipit ‘Zoraki’ si dhe fishekë. Ndaj tij me rekomandim të prokurorit, është hapë rast për armëmbajtje pa leje”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)