Presidentja Osmani takohet me mërgimtarët në Austri, iu premton punë e angazhim

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 10:05
 Presidentja Osmani takohet me mërgimtarët në Austri, iu premton punë e angazhim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me mërgimtarët, në saje të vizitës së saj në Austri.

Këtë Osmani e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo tha se “Vizita në Austri merr vlerë të shtuar pas takimit me mërgimtarët”.

E njejta tutje ka thënë se besimin e mërgimtarëve, do ta shndërrojnë në punë e angazhim.

“Ju faleminderit që jeni çdo herë pranë nesh. Ne do të punojmë shumë që besimin që e keni tek ne ta shndërrojmë në vizion, punë, e angazhim për një të ardhme më të mire”, tha ajo.

Osmani dje është takuar edhe me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

“Austria konfirmoi mbështetjen e palëkundur për të ardhmen Euro-Atlantike për Republikën e Kosovës, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)