FDA: Ekziston një lidhje midis inflamacionit të muskulit të zemrës dhe Pfizer e Moderna

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 10:13
 FDA: Ekziston një lidhje midis inflamacionit të muskulit të zemrës dhe Pfizer e Moderna

Sipas një njoftimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ekziston një lidhje midis vaksinave anti-Covid të prodhuara nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna dhe inflamacionit të muskulit të zemrës.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuluan se inflamacioni tek adoleshentët dhe tek të rriturit ka të ngjarë të ketë lidhje me vaksinat, por që përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

CDC ka hetuar rastet e inflamacionit të muskulit të zemrës kryesisht tek meshkujt për disa muaj. Ministria izraelite e shëndetësisë në fillim të këtij muaji tha se ekzistonte një lidhje të mundshme midis rasteve të tilla dhe vaksinës Pfizer e Moderna.

Sipas të dhënave, janë raportuar 347 raste të inflamacionit të muskulit të zemrës pas dozës së dytë të vaksinës te meshkujt nga mosha 12 deri në 24 vjeç në SHBA.

(Kosova Sot Online)