Shembet ndërtesa 12-katëshe, frikë për viktima

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 11:27
 Shembet ndërtesa 12-katëshe, frikë për viktima

Një ndërtesë 12-katëshe në Miami Beach, Florida, u shemb pjesërisht, konfirmoi departamenti i zjarrfikësve.

Pamjet tronditëse tregojnë rrënojat e pallatit. Zjarrfikësit konfirmuan se më shumë se 80 njësi, duke përfshirë ekipet e shpëtimit, ishin në vendin e ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi viktimat e mundshme,  pasi procesi i gjetjes së të mbijetuarve po vazhdon.

Gazetari Joel Franco pohoi se departamenti i shpëtimit kishte arritur të shpëtonte disa njerëz nga kompleksi pjesërisht i dëmtuar.

(Kosova Sot Online)