Lexoni edhe:
Raportimi i ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, para Kuvendit, i panevojshëm
Sot ka dështuar të vazhdojë rigjykimi ndaj Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës. Arsye për dështimin e seancës ka qenë mungesa e të akuzuarit në sallë.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi deklaroi se me 7 qershor 2021 ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e tij në këtë seancë, mirëpo sipas tij, nuk kishin marrë ndonjë konfirmim të pranimit të kësaj urdhëresë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz.
Raportimi i ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, para Kuvendit, i panevojshëmLexoni edhe:
Por, në Shërbimin Korrektues të Kosovës thonë se s’kanë pranuar asnjë urdhëresë për sjelljen e Sekirqaës në gjykatë.
“Ju njoftoj se SHKK nuk ka pasur ansnjë urdhëresë për ta dërguar sot në seancë personin në fjalë”, ka deklaruar zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi.
Seanca e radhës për këtë rast parashihet të mbahet me 25 qershor 2021.
(Kosova Sot Online)