171 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 08:49
 171 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 171.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280, ndërsa deri tani nga virusi COVID-19 kanë vdekur 2,256 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës.

Deri tani 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)