Kërkohet vazhdimi i shtesave për punëtorët shëndetësorë: Kryeministër është koha të reflektoni

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 12:09
 Kërkohet vazhdimi i shtesave për punëtorët shëndetësorë: Kryeministër është koha të reflektoni

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar që të ju vazhdohen shtesat në pagë për punëtorët shëndetësorë deri në fund të Pandemisë apo aprovimit të Ligjit të Pagave.

Përmes një komunikate për media, FSShK-ja ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që osë t’i paguajnë shtesat konform ligjit ose ta anuloni këtë ligj dhe të shpallet e përfunduar pandemia në Kosovës.

“Në fund Zoti Kryeministër po ju rikujtojmë se mbi gjysma e punëtorëve shëndetësor kanë qenë të infektuar lehtë apo rënd me Covid -19 dhe kemi dhjetëra vdekje të kolegëve tanë, andaj konsiderojmë se të paktën të merrni një vendim i cili mbron integritetin dhe dinjitetin e punëtorëve shëndetësorë të cilit kanë kaluar nepër sfida të rënda për pasojat e se cilës ende nuk dihen se cilat do të jenë dinë. Zoti Kryeministër është koha të reflektoni”, thuhet në kërkesën e tyre.

Po ashtu, ata thanë se kanë dërguar me dhjetëra shkresa, për atë arsye janë detyruar që këtë kërkesë ta bëjnë publike, pasi nuk kanë marrë ende përgjigje.

“Jemi të detyruar të bëjmë publike këtë kërkesë pas dhjetërave shkresave që ja kemi adresuar : Presidenitës të Republikës së Kosovës, Zyrës së Kryeministritë, Ministrave përkatës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Deputetëve që përfaqësojn komunitetin shëndetësor në Parlamentin e Republikës së Kosovës, por nuk kemi marrë përgjigjie”.

(Kosova Sot Online)