Skandal në këtë vend, hetohen 14 raste të transplantimit ilegal të veshkave

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 12:17
 Skandal në këtë vend, hetohen 14 raste të transplantimit ilegal të veshkave

Ministri bullgar i Punëve të Brendshme, Boyko Rashkov, ka thënë se autoritetet janë duke hetuar 14 raste në të cilat shtetas të huaj kanë pranuar transplantim ilegal të veshkave në Bullgari.

“Dëshmitë fillestare tregojnë shkelje të mëdha të ligjit dhe praktikës së mirë mjekësore. Personat fajtorë duhet të identifikohen dhe të sillen në ndjekje e gjykim”, tha ministri Rashkov.

Hetimet u nxitën nga deklaratat ëë ministri i Shëndetësisë, Stoico Katsarov, i bëri më herët këtë muaj, shkruan Free Europe.

Katsarov tha më 3 qershor se së paku për disa transplante të kryera nga viti 2019 deri në prill të këtij viti në një spital shtetëror në Sofia, marrësit e veshkave ishin regjistruar me identitete të rreme dhe se dokumentet e dëshmojnë lidhjen e tyre me dhuruesit.

Në të gjitha 14 rastet, shtetas të rinj të Moldavisë dhe Ukrainës u identifikuan me dokumente të rreme si të afërm të marrësve të veshkave nga Izraeli, Gjermania e Omani, mes shteteve të tjera, tha ministri i Shëndetësisë. Sipas ligjit bullgar, dhuruesit e veshkave duhet të jenë familjarë të marrësve.

Pas një njoftimi nga Interpol-i rreth transplantimeve me mashtrime, autoritetet bullgare bënë kontrollim të identiteteve dhe vërtetuan se dokumentet e paraqitura nga dhuruesit e organeve nuk ishin origjinale.

Ministri Katsarov e shkarkoi nga detyra drejtorin e spitalit shkaku i operacioneve ëë u kryen aty si dhe mori masa të tjera këtë muaj, ndonëse zyrtarët e spitalit kanë mohuar se kanë bërë ndonjë veprim të palejueshëm.

(Kosova Sot Online)