Përfshihet nga flakët autobusi në këtë vend, ja dyshimet e policisë

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 09:41
 Përfshihet nga flakët autobusi në këtë vend, ja dyshimet e policisë

Një autobus është përfshirë nga flakët gjatë natës në Roskovec. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në në fshatin Velmish rreth orës 02:25.

Autobusi tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., ishte i parkuar. Sipas uniformave blu, paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

“Sot rreth orës 02:25, në fshatin Velmish, Roskovec, ka rënë zjarr në autobusin tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., i cili ishte i parkuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)