Asociacioni dhe Demarkacioni janë çmimi i koalicioneve LDK - PDK- AAK - NISMA, me qeverisje të dështuar

Asociacioni dhe Demarkacioni janë çmimi i koalicioneve LDK - PDK- AAK - NISMA, me qeverisje të dështuar
Asociacioni dhe Demarkacioni janë çmimi i koalicioneve LDK - PDK- AAK - NISMA, me qeverisje të dështuar

Skender Mulliqi

  • 26 June 2021 - 09:21

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Kjo sjellje e opozitës nuk i kontribuon zhvillimit dhe as stabilitetit politiko-ekonomik të vendit. Kosova ka nevojë për unitet sidomos kur bëhet fjalë për temat e rëndësisë shtetërore dhe nacionale , siç është Asociacioni i Komunave Serbe në veri. Në vend që opozitarët të ndërgjegjësohen për gabimet e tyre trashanike politike , ata nuk po ndalën në opozitarizmin destruktiv, që mund ti dëmtojnë seriozisht proceset politikë në relacion më Serbinë.

Me instrumentalizimin e Opozitës kundër Qeverisë Kurti jemi mësuar. Me opstrukcione politike patën arritur të rrëzojnë Qeverinë e mirë Kurti 1, vetëm pas 50 ditësh pushtet. E rrezuan së janë mësuar vet ta mbajnë pushtetin krejt pas luftën.  E rrëzuan qeverinë duke e zgjedhur  një qeveri tjetër ilegjitime ,Qeverinë Hoti, e cila nuk e pat jetë të gjatë. Vendi shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për një hark kohor të shkurtër. Këto zgjedhje më të drejtë u quajtën plebishitare , e që përfundimisht I qitën jashtë lojës politike për pushet, forcat e vjetra politike. Qeveria e re ka ndërmarrë hapa të duhur politikë në aspektin zhvillimorë dhe në planin politikë.  Të kthehemi të tema e shkrimit.

Me demarkimin e vijës kufitare më Mal të Zi , Kosova humbi 8200 hektarë tokë.  Humbi sepse këtë e bënë Thaçi dhe Mustafa , të cilët edhe firmosën duke e dëmtuar rënd territorialisht vendin. E votuan në Kuvend më shumicën parlamentare që historikisht deputetëteve që i ngritën gishtat, do ta bartin si barrë të rëndë mbi supe. U nënshkrua edhe “Zajednica” me kompetenca ekzekutive , gjithashtu në dëm të vendit, e cila shumë do të na nxjerrë probleme në vazhdim të bisedimeve më Serbinë. Të gjitha gabimet në këtë drejtim , si dhe në planin e mbrëmshëm ku e varfëruan shumë Kosovën, më qeverisje hazarde,  po përpiqen t’ia faturojnë Qeverisë Kurti ! Nuk kanë ditur ta  menagjojnë situatën politike karshi Serbisë duke bërë gabime trashanike, e këto gabime po kërkojnë tash që të korrigjohen brenda ditës nga qeveria e re.

Të gjitha këto zhurma mediale dhe nëpër tubime të ndryshme opozita po i bënë, se nuk po dëshiron ta pranon  se e kanë humbur pushtetin. Demarkacionin dhe “Zajdnicën” janë lanë në dorë Kurtit si patatja e nxehtë, si dhe shumë tema tjera të karakterit zhvillimor për çka ishte dashur të përgjigjen vet. Qeveria e re është duke e manaxhuar mirë situatën , duke pasur para sysh gjithë ato probleme të trashëguara si produkt i qeverive të kaluara, të cilat Kosovën e kanë futur në rrugën qorr. Vendi stagnojë që shumë vite, duke mos u inkuadruar në asnjë strukturë të BE-së. Nuk patëm njohje te reja, patëm 17 ç’njohje nga lobimi i Serbisë, e këta bënin sehir.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".