Një person nga Gjakova e gjen një granatë dore në fabrikën e tij

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 10:49
 Një person nga Gjakova e gjen një granatë dore në fabrikën e tij

Një qytetar nga Gjakova e ka lajmëruar Policinë e Kosovës se në fabrikën e tij e ka gjetur një granatë dore.

Njësia për deminim e ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Qerim, Gjakovë 25.06.2021 – 08:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në ambientet e fabrikës së tij, kishte hasur në një granatë dore. Njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)