Burri hidhet nga aeroplani që ishte duke lëvizur në pistën e aeroportit

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 12:27
Burri hidhet nga aeroplani që ishte duke lëvizur në pistën e aeroportit

Një pasagjer u hodh nga një aeroplan në lëvizje në aeroportin ndërkombëtar në Los Angeles.

Në fluturimin e kompanisë, Skywest, “United Express 5365”, në momentin kur aeroplani filloi të lëvizte pak pas orës 19:00, burri u përpoq pa sukses të thyej kabinën e parë gjersa më pas arriti të hapte derën e ngarkesës dhe të hidhej poshtë rrëshqitësit të evakuimit.

Burri u ndalua në pistë, atij iu dha ndihmë për shkak të lëndimeve të marra ndërsa u transferua në spital, njoftuan autoritetet, raporton nbcnews.

Aeroplani, i cili po drejtohej drejt Salt Lake City, qëndroi në aeroport për shkak të kontrolleve shtesë dhe hetimit të policisë për disa kohë, dhe u përcaktua se askush tjetër në aeroplan nuk u plagos.

Ky ëshë incidenti i dytë në këtë qytet të Kalifornisë në dy ditët e fundit, pasi një shofer me veturë theu një gardh të enjten në mbrëmje dhe hyri në aeroportin ndërkombëtar në Los Angeles. 

(Kosova Sot Online)