Me gjyqtar e prokuror të korruptuar, nuk fitohet lufta kundër krimit të organizuar

Me gjyqtar e prokuror të korruptuar, nuk fitohet lufta kundër krimit të organizuar
Me gjyqtar e prokuror të korruptuar, nuk fitohet lufta kundër krimit të organizuar

Hasan Preteni

  • 26 June 2021 - 09:08

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni 

Gjykatat "nuk po dorëzohen" stërzgjatje të proceseve, dënime minimale, vjetërsim të lëndës dhe marifete tjera që nuk po sjellin rezultat,  Organi i hetuesisë është në gjumë të thellë, policia-Departamenti kundër korrupsionit edhe pse me titullar të ri ende në gjumë. Lëvizjet e vetme që po ndodhin tani në Kosovë janë: shkarkimi i arsyeshëm i bordeve të ndërmarrjeve publike, nisma legjislative dhe asgjë tjetër.

Në të gjitha shtetet ku sundon rendi dhe ligji në fillimin e mbare të tyre, fillimisht e kanë pastruar skenën nga policët, prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Për të luftuar të keqen së pari duhet pastruar radhët e atyre që duhet ta realizojnë këtë. Me të korruptuar, me jo profesionist dhe me të shantazhuauar lufta nuk mundë të fitohet. Privilegjet dhe benificionet e shumta që i kanë zyrtarët e "pushtetit të tretë" duhet të ndalen menjëherë. Pensionet e ish- kryeprokurorëve dhe ish- kryegjyqtarëve duhet ndalur menjëherë. Pagat në këtë sektor duhet të kthehen së paku në gjendjen para vendimit joligjor të ish kryeministrit Haradinaj. Ai vendim ishte shfuqizuar vetëm pjesërisht.

Me zyrtarët e njëjtë nuk mund të priten rezultate të ndryshme. Elementi i llogaridhënies ende nuk po funksionon, asnjë ftesë për raportim në Kuvend, kryeprokurori dhe titullarët tjerë të institucioneve që kanë për mision luftën kundër së keqes dhe që janë përgjegjës për sundimin e rendit dhe ligjit  duhet të ftohen gjithashtu. Pavarësia po interpretohet keq, të jeni të pavarur nuk do të thotë se mundë të bëni çka të doni, pavarësia nënkuptohet pavarësi nga ndikimet nga jashtë. Pa instalimin e llogaridhënies dhe transparencës në të gjitha nivelet nuk ka progres. Inkurajoj titullarët e Kuvendit dhe të Komisioneve funksionale që të organizojnë ndonjë udhëtim zyrtar jo më larg se Sllovenia dhe Kroacia dhe nga aty ti marrin përvojat e mira.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".