
Lexoni edhe:
Me gjyqtar e prokuror të korruptuar, nuk fitohet lufta kundër krimit të organizuar
Policia qëlloi gabimisht për vdekje një civil të armatosur vetëm pak çaste pasi ai kishte rrëzuar në tokë vrasësin e një efektivi policie.
John Hurley ishte duke bërë pazar afër vendngjarjes kur dëgjoi të shtënat dhe u turr në vendin e ngjarjes me pistoletën e tij të fshehur. Ai gjuajti me armë ndaj Ronald Troyke, 59 vjeç, i cili i zuri pritë oficerit Gordon Beesley në Arvada, Colorado.
Me gjyqtar e prokuror të korruptuar, nuk fitohet lufta kundër krimit të organizuar Lexoni edhe:
Një menaxher në një biznes pranë tha se para se të qëllonte, Hurley iu bëri thirrje kalimtarëve të fshiheshin.
Policia e quajti Hurleyn një hero por nuk ka konfirmuar ende se kush e qëlloi atë, megjithatë burime pranë hetimit thanë se plumbi fatal erdhi nga policët.
(Kosova Sot Online )