Lexoni edhe:
“Mos më fol pas shpine”, luani i detit prish intervistën
Román Yurkov, një 35-vjeçar rus, është dënuar me 6 vite burg pasi shpenzoi gjysmën e 1 milion eurove që i kaluan gabimisht në llogarinë e tij bankare.
Në 30 maj të vitit të kaluar, Yurkovit iu mbush gabimisht llogaria me 1 milion euro dhe në vend që të njoftonte bankën, përdori një kompani bastesh për të tërhequr më shumë se 500 000 euro nëpërmjet 220 transaksioneve.
“Mos më fol pas shpine”, luani i detit prish intervistën Lexoni edhe:
Me këto para’, ai bleu 3 apartamente, një iPhone dhe dy makina. Gjithashtu, bëri edhe disa udhëtime jashtë vendit. Kur banka bëri verifikimet e saj dhe kuptoi gabimin, rusi u detyrua të kthejë 450 000 eurot që ende nuk kishte mundur t’i shpenzonte.
Sipas “RT”, Yurkov u arrestua në dhjetor dhe u akuzua për vjedhje, ndërsa gjyqtari e dënoi me 6 vite burg, pavarësisht se i pandehuri u mbrojt duke thënë se paratë i kishte fituar me baste.
(Kosova Sot Online)