20 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 09:07
 20 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë

Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, më 28 qershor 2001 ishte ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj 1999 iu bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë.

Më vonë Millosheviq akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

Ai ishte ekstraduar me urdhrin e Qeverisë serbe. Millosheviq ishte arrestuar në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijëra njerëzve.

Gjykimi i Millosheviqit në Hagë nisi më 12 shkurt 2002 dhe u ndërpre dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskulare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.

Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, ka zgjatur deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij ka filluar në fund të gushtit 2004.

Më 22 shkurt, Millosheviq deklaroi se nuk ishte më në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.  

Më 11 mars 2006, në orën 9:30, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij.

(Kosova Sot Online)