Kërkohet paraburgim për shkaktarin e aksidentit me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 11:20
 Kërkohet paraburgim për shkaktarin e aksidentit me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të D.M., nën dyshimin se i njëjti ka shkaktuar aksidentin në autostradën Duhël-Malishevë, si pasojë e të cilit ka vdekur një person.

Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit D. Sh., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 26 qershor 2021.

 “Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë,  për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D. Sh., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Aksidenti ka ndodhur më 26 qershor, në aksin rrugor Duhël-Malishevë.

N.A. e kishte ndalur veturën në shiritin emergjent, për shkak të një prishjeje, ndërkaq i dyshuari D.Sh. nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, e po ashtu nuk ka qëndruar në shiritin e tij qarkullues dhe ka goditur veturën e viktimës.

(Kosova Sot Online)