Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 4 raste të reja me COVID-19

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 14:43
Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 4 raste të reja me COVID-19

Sot në Kosovë janë regjistruar 4 raste të infektuara me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë nga ky virus.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 4 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa, janë shëruar 5 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

28 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës.

Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.315.

Në total numri i rasteve aktive është 170.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)