Ish-gjyqtari i EULEX-it le të raporton për dështimin e turpshëm të sundimit të ligjit

Ish-gjyqtari i EULEX-it le të raporton për dështimin e turpshëm të sundimit të ligjit
Ish-gjyqtari i EULEX-it le të raporton për dështimin e turpshëm të sundimit të ligjit

Blerim Burjani

  • 28 June 2021 - 13:32

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Pavarësisht faktit që ka pasur dhe ka shumë mendime të ndryshme rreth kërkesës së ish gjyqtarit të EULEX-it Malcolm Simmons, që të raporton në Kuvendin e Kosovës, për dhe kundër, mendoj që do të ishte mirë që Simmons të raportoj, ta thotë atë që ka për ta thënë, pa marr parasysh se çfarë do të thotë ai. Me rëndësi është që së paku me na e tregua një pjesë të lojës së EULEX-it në Kosovë, mision i cili dështoi tërësisht dhe nuk arriti fare ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin për të cilin i ishte dhënë mandati me top prioritet.

Ne jemi të shokuar se janë shpenzuar miliona e miliardë euro që janë dhënë për këtë mision, e që rezultojë fatkeqësisht i dështuar pa u dëshmuar fare në funksionin e besuar, me asgjë, në kuptimin e luftimit të krimit ekonomik, krimeve të luftës e krimit politik partiak në Kosovë. Për më keq, ishin dështimet e EULEX-it që ndikuan dhe “ndihmuan” të themelohet Gjykata Speciale, Dhomat e Specializuara. Po të mos dështonte misioni i sundimit të ligjit i instaluar nga BE-EULEX-i, po të arrinte ta bënte EULEX-i këtë detyrë, në vend të këtyre Dhomave të Specializuara sot do të kishim institucionet tona të rregullta këtu në vendin tonë, nuk do të kishte pas dhoma të tilla jashtë kufijve të shtetit të Kosovës.

Pra, dështimet e mëdha të këtij misioni e sollën një gjykatë tjetër. Edhe tani është krejt e kotë ripërtërija e mandatit të këtij misioni, është kotë në kuptimin e arsyetimit kinse për lutim të korrupsionit pasi që tash veç po paralajmërohet dhe punohet seriozisht nga vetë institucionet tona në këtë drejtim. Tash pas një periudhë në pritje, pasi të jetë miratuar në Kuvend dhe hyrë në fuqi, do të fillon VETTING-u. Kjo pritet të ndodhë pas 7-8 muajve në Kosovë dhe e vetmja gjë që mundë të ndodhë këtu, është se ndoshta me këtë vazhdim të ri të mandatit edhe EULX-i ndo ta përkrah me kapacitetet e mbetura zbatimin e këtij ligji.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".