
Lexoni edhe:
Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 4 raste të reja me COVID-19
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin e Koalicionit Global kundër Daesh (ISIS/ISIL) në Romë të Italisë, ku i pranishëm është sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përfaqësuesit e Lartë të BE-së, Josep Borell.
Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 4 raste të reja me COVID-19Lexoni edhe:
Na njoftimin e MPJD-së thuhet se Gërvalla para homologëve të saj ka deklaruar se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe është partnere e qëndrueshme në luftën kundër terrorizmit glogal.
“Si një vend i vogël me vetëm 1.9 milion banorë, jemi krenarë që jemi një partner i qëndrueshëm në këtë koalicion global. Kosova është një vend me një popullsi kryesisht myslimane. Por harmonia dhe toleranca jonë ndërfetare janë pjesë e identitetit tonë që prej shekujsh. Të shohësh një kishë dhe një xhami që ndajnë të njëjtin oborr, në Kosovë nuk është asgjë e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Gërvalla.
Gërvalla ka thënë se kur disa shtetas të Kosovës kishin nisur t’i bashkoheshin ISIS-it, institucionet e vendit kishin reaguar menjëherë.
“Jemi duke u përkujdesur posaçërisht për gratë dhe fëmijët e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i kthyer ata në një jetë normale, të shpresojmë, edhe një të ardhme të lumtur për ta. Ne jo vetëm që kemi arritur t’i kthejmë fëmijët në shkolla, por ofrojmë gjithashtu mbështetje edhe psikologjike për ta dhe për nënat e tyre”, ka deklaruar Gërvalla.
(Kosova Sot Online)