160 mijë e 410 persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 15:12
 160 mijë e 410 persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë 160 mijë e 410 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit në vend, 1 mijë e 365 persona kanë marrë vaksinën kundër këtij virusi.

Ndërsa, deri tani 32 mijë e 975 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës. Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga kjo ministri.

Kujtojmë që nga 15 qershori në Kosovë ka filluar zbatimi i Planit për Vaksinim Masiv në Kosovë.

Megjithëse, nga ajo ditë ka pasur kritika se numri i pacientë që po vaksinohen në vend është i ulët.

(Kosova Sot Online)