Temperatura të larta edhe sot në Kosovë, shkojnë deri në 36 gradë

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 07:58
 Temperatura të larta edhe sot në Kosovë, shkojnë deri në 36 gradë

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

Sipas këtij parashikimi, edhe gjatë ditëve të ardhshme do të ketë temperatura të larta në vend.

29.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

30.06 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite me vransira kalimtare, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

1.07 – Nxehtë e pjesërisht vranët.  Pasdite vende-vende me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

2.07 – Jo edhe aq nxehtë, me vransira dhe diell.  Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Deri ditën e mërkurë temperaturat do të jenë me një trend rritës, e më pas në rënie, paksa edhe nën vlera mesatare.  Temperaturat minimale luhaten nga 13C deri 17C, e maksimalet deri të mërkurën arrinë në 36C, e më pas të premten zbresin deri në 26C e 28C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, e nga e enjta nga krahu verior 4-11m/s.

Shtypja atmosferike pasi që shënon rritje ditën e hënë, deri të enjten me tendencë të rënies.

(Kosova Sot Online)