Publikohet momenti kur helikopteri i presidentit të Kolumbisë u qëllua me breshëri

  • G.G /
  • 29 June 2021 - 09:32
Publikohet momenti kur helikopteri i presidentit të Kolumbisë u qëllua me breshëri

Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, e cila tregon momentin kur u qëllua me breshëri armësh helikopteri me të cilin ishte duke fluturuar presidenti i Kolumbisë, Iván Duque.

Presidenti Ivan Duque, së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm ishin duke udhëtuar drejt provincës së Santanderit kur ndodhi ngjarja.

Fatmirësisht nga ky incident nuk u lëndua askush, ndërkohë që një hetim ka nisur për ngjarje.

Presidenti Duque e konsideroi sulmin një akt frikacakësh dhe shtoi se nuk do të trembet asnjëherë nga këto ngjarje terroriste.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/06/7JPMLVlCYrOBnt84Q7lr_29_f7bca9a8a53b4f1f2155654e15a84118_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)