Kim Jong-un i humb disa kilogramë, populli qan për diktatorin

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 10:31
 Kim Jong-un i humb disa kilogramë, populli qan për diktatorin

“Nuk e kishim parë kurrë kaq të dobësuar, të gjithë u mërzitëm, dhe filluam të qajmë”.

Përshtypjet e punëtorit koreano-verior në një interviste televizive në kanalin shtetëror, që i referohen liderit suprem të atij vendi, Kim Jong-Un, përbëjnë një ngjarje të rrallë në pothuajse 7 dekadat e fundit.

Të japësh përshtypje negative për lidershipin komunist është diçka e pamundur edhe për t’u menduar, në vendin aziatik, por kohët e fundit po dalin pamje gjithmonë më të shumta të Kim Jong-Un ku duket qartë një humbje peshe domethënëse.

Lajmet, të pëshpëritura brenda vendit dhe të shpërndara gjerësisht në shtypin ndërkombëtar, veçanërisht në atë të Koresë së Jugut, prej vitesh tregojnë për një lider të sëmurë, protagonist i disa ndërhyrjeve kirurgjikale që e kanë detyruar të “zhduket” për periudha të gjata.

Në këto periudha, disa herë është përhapur edhe lajmi i vdekjes së tij, që do të hapte një luftë të brendshme për trashëgiminë politike.

Por për analistë të ndryshëm, pamjet e tij ku shfaqet i dobësuar janë të llogaritura. Sipas tyre, Kim Jong -Un dëshiron të japë mesazhin që po punon dhe po sakrifikohet për popullin ditë dhe natë, në një moment krize ekonomike të skajshme në vendin e izoluar nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

“Nuk e kishim parë kurrë kaq të dobësuar, të gjithë u mërzitëm, dhe filluam të qajmë”, thotë një punëtor

(Kosova Sot Online)