Lexoni edhe:
Drejtësia e lidhur me krimin, po i stimulon hajnat elektoral
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Pas heshtjes makabre të gjenocidit dhe krime të luftës nga Thaçi me shokë,për më tepër se dy dekada, të shkaktuara nga Serbia në Kosovë,kundërshtimi i hapur që polli së fundi nga nënkryetari i PDK-se, Xhavit Haliti, edhe kundër angazhimit të Qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është edhe një shpërfaqje e tmerrshme hapur dhe dekonspirim i rëndë i marrveshjes së trishtë sekrete që mundë të ketë lidhur kuislingu Hashim Thaçi me kriminelin Aleksandër Vuqiqin, për t`ia falur të gjitha krimet e luftës,Serbisë okupatore në kompensim të lehtësimit të padisë kundër Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale të Hages ku dhe ai vet akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Assesi ndryshe nuk mundë të komentohet kundërshtimi kaq absurd dhe me gjakftohesi të tillë kaq antinjerëzore,i padisë per krime lufte dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia fashiste, gjatë viteve të luftës, ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, duke këmbëngulur me arrogancë të paprecedent që padia kundër Serbisë, të mos ngritet as nëpërmes Shqipërisë, nga një zyrtar i larte shqipfolës i shtetit të Kosovës dhe deputet i inkriminuar i "zgjedhur" me votat e vjedhura, ngase populli i Kosovës e ka dëshmuar së fundi, se nuk voton më kriminel dhe figura te inriminuara në korrupsion e krim të organizuar.
Drejtësia e lidhur me krimin, po i stimulon hajnat elektoralLexoni edhe:
Për aq më tepër,ai pretendon me forcë, që as Shqipërija të mos i acarojë raportet "vëllazërore" që ka krijuar Edvin Kristaq Rama me Serbinë,duke marr përsipër në emër të Kosovës, padinë për krime lufte kundër Serbisë fashiste, sikur Kosova të ishte një leckë e pa vlerë bashkë me gjakun e derdhur dhe dhjetra mijëra jetrat e humbura të heronjve,dëshmorëve dhe civilëve të pambrojtur, mijëra trupa te të cilëve me pajtimin e thaçëve dhe xhavit haltëve, Serbia tash e mbi 22 vite ende vazhdon ti mbajë peng dhe atëher e sot, nuk i kthen në Kosovë.
Fatkeqësisht ky është edhe një paralajmërim i trishtë dhe i hershëm kundër Qeverisë Kurti për të mos provuar ti kërkojë shtetit shqiptar ushtrimin e padisë në emër të Kosovës, pasi që në këtë kundërshtim, duket të jetë i involvuar pikerisht, vet grupi i SHIK-ut në PDK, i komanduar nga Hashim Thaçi, i cili në emër të tij, do të kërkojë edhe nga Shqipërija qe të mos e padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për asnjë çmimi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".