Policia interviston gjashtë serbë që u kapën duke shkuar në Gazimestan me thika e boksa të hekurit

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 10:38
 Policia interviston gjashtë serbë që u kapën duke shkuar në Gazimestan me thika e boksa të hekurit

Policia e Kosovës ka intervistuar gjashtë shtetas serbë, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit të policisë, u janë gjetur armë të ftohta dhe boksa të hekurit.

Sipas policisë të njëjtit janë ndaluar në lagjen Veternik.

Me vendim të prokurorit ndaj tyre janë iniciuar raste të veçanta për secilin teksa rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Veternik, Prishtinë 28.06.2021 ─ 12:00. Gjatë kontrollit të veturave të ndaluara të cilat kanë qenë me tabela të Serbisë dhe personave në të cilat kanë qenë dhe qëllim kishin për të shkuar në Gazimestan janë gjetur dhe konfiskuar armë të ftohta (mprehta) thika dhe boksa te hekurit. Me urdhër të prokurorit kujdestar janë intervistuar gjashtë te dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë dhe ndaj tyre janë  iniciuar raste te veçanta për secilin të cilat kalojnë në procedurë të rregull”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)