Nga Serbia: 450 familje serbe duan të kthehen në Kosovë

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 11:43
 Nga Serbia: 450 familje serbe duan të kthehen në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Serbëve të Zhvendosur, Gjokica Stanojeviq, tha se 450 familje serbe po presin të kthehen në Kosovë.

Për 20 vjet, serbët të organizuar po i kërkojnë OSBE-së dhe UNMIK-ut kthimin masiv të 450 familjeve në Kosovë”, tha Stanojeviq.

Ai tha përmendi edhe rastin e fundit të serbes Dragica Gashiq e cila u kthye në Kosovë, duke e quajtur grua të guximshme.

“Ajo jetoi dhe ëndërroi të kthehej në banesën e saj. Nga 150 apartamentet që ishin objekt i gjykimit, iu kthye vetëm asaj dhe ajo u kthye atje”, tha Stanojeviq.

Ai tha se 450 familje, të cilat kanë shtëpi dhe apartamente në Gjakovë, kanë shprehur dëshirën të kthehen atje. Por, siç shton ai, nuk ka përgjigje nga organizatat ndërkombëtare për këtë çështje.

“Ata u ofruan të ktheheshin në Gjakovë. Ne kërkuam që të kthehemi në shtëpitë tona, jo nën çadra. Në Gjakovë, çdo serb ka shtëpinë e tij dhe pronën e trashëguar ku mund të kthehet”, tha Stanojeviq.

Siç shton ai, Dragica Gashiq do t’i bëjë serbët e tjerë të ndjekin hapat e saj. 

(Kosova Sot Online)