Prokurorët gjermanë dyshojnë se sulmi me thikë ka prapavijë islamike

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 12:00
 Prokurorët gjermanë dyshojnë se sulmi me thikë ka prapavijë islamike

Prokurorët gjermanë thanë të martën se sulmi me thikë në qytezën Wuerzburg, ku tre persona mbetën të vrarë e shtatë të plagosur, ndoshta ka pasur motiv islamik.

“Prapavija islamike për këto krime është e mundshme”, tha Zyra e Prokurorit të Mynihut në një deklaratë të përbashkët me Policinë Shtetërore Kriminale të Bavarisë.

Duke cituar dëshmitarët, autoritetet thanë se sulmuesi ka bërtitur dy herë “Allahu akbar”, shprehje që shpesh lidhet me aktet e militantizmit islamik, kur ajo përdoret nga sulmuesit, shkruan Reuters.

Sulmi ku mbetën tre të vrarë ndodhi të premten. Autoritetet thanë se sulmuesi është një imigrant 24-vjeçar nga Somalia dhe se ai ditëve të fundit ka qenë nën vëzhgim të detyrueshëm psikiatrik.

(Kosova Sot Online)