Bekë Berisha-Salih Zybës: Mos na mbajë fjalim këtu, ti e çmonton “Facebook”-un

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 12:23
 Bekë Berisha-Salih Zybës: Mos na mbajë fjalim këtu, ti e çmonton “Facebook”-un

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është përplasur sot në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Çështja kishte të bëjë me kërkesën e Komisionerit për Informim në Shqipëri, për të raportuar në këtë Komision.

Në këtë përplasje u përfshi edhe deputeti i LVV-së, Sali Zyba.

Por, Berisha reagoi ashpër ndaj Zybës duke i thënë që deputetëve të VV-së t’u mbaj fjalim në zyre të partisë.

“Sali ti ja u man fjalimin këtyre në VV, në zyre e jo neve këso lloj me na kallxu”, ka thënë Berisha.

“Nuk është fjalim por është çmontim i kësaj të pavërtete që ti po e thua”, i reagoi Zyba.

E për këso deklarata, Berisha i tha Zybës se e ka “Facebook”-un.

“Ti çmonton në ‘Facebook’ e jo këtu. Ti se ki obligim qitu hiq. Sot të dëgjuam”, ka thënë Berisha.

“Me kanë që më kishe dëgju kishe mësu diçka”, i reagoi Zyba.

“S’jom ka du me msu kurrgjë prej teje. Ski nevojë”, tha Berisha,

Teksa deputeti i VV-së deklaroi se nevojat i tij i përcakton ai vet.

“Nevojat e mija i caktojë unë e jo ti. A të drejtën tane si kryetar me ma marr fjalën e ki”.

(Kosova Sot Online)