“Kujdeset për macet dhe flet për vajzën”, jeta brenda burgut e pilotit grek që vrau bashkëshorten

  • E.K /
  • 29 qershor 2021 - 13:22
 “Kujdeset për macet dhe flet për vajzën”, jeta brenda burgut e pilotit grek që vrau bashkëshorten

Një pjesë nga jeta e re e Babis Anagnostopulos është transmetuar ditën e sotme.

Televizioni Star ka transmetuar një video ku shihen pamjet e pilotit të burgosur, ndërkohë që duket se ai është përshtatur plotësisht me kushtet e reja të jetesës.

Në videon e publikuar, 32-vjeçari duket sikur është një i apasionuar i madh pas kafshëve, edhe pse mbyti qenin e tij! Ai kujdeset për kotelet e burgut duke u dhënë ujë dhe ushqim.

Brenda qelisë, piloti 32-vjeçar flet vetëm për vajzën e tij Lydia-n e vogël dhe kujdestarinë e saj.

Ai nuk e ka përmendur në asnjë moment vrasjen e Caroline, ndërsa me familjarët e tij ai flet nga telefoni i burgut. Babis komunikon me shokët e qelisë, njëri prej tyre një ish-oficer policie.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por në fund u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari!

(Kosova Sot Online)