Reagimet e shqiptarëve pasi Grenell ua uroi Vidovdanin serbëve

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 20:44
Reagimet e shqiptarëve pasi Grenell ua uroi Vidovdanin serbëve

Ish i Dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar dje një përkujtim për Betejën e Kosovës ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, ku u shpreh se dje u përkujtuan martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari.

Për çdo 28 qershor, qindra serbë mblidhen në Gazimestan.

Krejt kjo për ta shënuar Vidovdanin, apo Betejën e Kosovës, të cilën e konsiderojnë si fitore të tyre.

Por, çfarë në të vërtete është Vidovdani?

Sipas profesorit universitar Milazim Krasniqi, ky është një mit i krijuar dhe falsifikuar nga kisha serbe.

E në çdo tubim këtu në periferi të Prishtinës, serbët nuk i ndalin as provokimet.

Ndërkohë të hënën, këtë festë serbëve u kujdes t’ua uronte edhe dikush që ka qenë i angazhuar t’i pajtonte këto palë.

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, postoi në Twitter, ku tha se sot i nderojmë heronjtë e Vidovdanit.

E ndaj kësaj, ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Kjo ia kujtoi Grenellit, se është pikërisht kjo betejë, e cila vazhdon ta ushqejë nacionalizmin serb.

Ndërkohë, sipas gazetarit, Bekim Kabashi, postime të këtij llojit, nuk duhet të bëhen nga dikush i përfshirë në pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve.Ndërkohë, reagime të shumta kishte edhe nga përdoruesit shqiptarët të Twitterit.

Richard Grenell, edhe më parë kishte ngjallur reagime me postimet e tij në Twitter.

Kjo pasi ai kishte bërë këtë postim, duke e falënderuar Bill Calleyn, një oficer amerikan i dënuar për krime të luftës.

Krejt kjo kishte ndodhur, pasi një korrespodent ishte talur me Grenellin, t’ia falënderonte gjyshin e tij, për shërbimet në luftë.

 

(Kosova Sot Online)