58-vjeçarja krijon kostume që të transportojnë në botën e fantazive

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 10:51
 58-vjeçarja krijon kostume që të transportojnë në botën e fantazive

Njihuni me Marina Badianova, një 58-vjeçare nga Shën Petërburgu, Rusi, e cila e ka kthyer jetën e saj në një fantazi në kuptimin e parë të fjalës. Ajo i jep jetë personazheve të ndryshëm të njohur ose të imagjinatës së saj nëpërmjet kostumeve që qep.

Gjithçka nisi në vitin 2012 kur Marina po ndihmonte vajzën e saj me  kostumet për një set fotografik dhe ajo e shijoi vërtet punën. Por, fotosesioni i saj i parë me kostumet ndodhi në vitin 2014 dhe fotografët u dashuruan me artin e saj. Që prej asaj dite, Marina ka qepur dhjetëra kostume.

Ajo është shndërruar në një zonjë të epokës Viktoriane, në pirate, dukeshë, shtrigë, hyjneshë greke, mbretëreshë e shumë të tjera. Ajo i krijon kostumet nga hiçi, duke u nisur vetëm nga imagjinata e saj të cilën e frymëzon thuajse gjithçka.

Të gjitha veshjet janë të kuruara në hollësitë më të vogla për të theksuar karakterin e personazhit. “Më pëlqen të shpik dhe krijoj imazhin e karakterit. Është gjithashtu e rëndësishme t’i prezantosh mirë ata, i cili mund të jetë edhe momenti më interesant. Por kur ndodhesh aty, çdo gjë shpaloset vetë në mënyrë magjike”, u shpreh Marina për “Brightside”.

(Kosova Sot Online)