Arabia Saudite gjen 4.5 milionë pilula amfetaminë të fshehura në portokaj

  • G.G /
  • 30 June 2021 - 13:03
Arabia Saudite gjen 4.5 milionë pilula amfetaminë të fshehura në portokaj

Dogana e Arabisë Saudie ka zbuluar një tentim për kontrabandimin e mbi 4.5 milionë pilulave amfetaminë, të njohura edhe si Captagon.

Pilulat ishin fshehur në një dërgesë me portokaj, raportoi të mërkurën televizioni shtetëror. Prejardhja e këtyre pilulave nuk u përmend në raport.

Sidoqoftë, Arabia Saudite në prill e ndaloi importimin e prodhimeve nga Libani, duke i cituar përpjekjet e shpeshta për kontrabandim droge nga ky shtet, shkruan Reuters.

Të shtunën, autoritetet saudite njoftuan për konfiskimin e 14.4 milionë pilulave amfetaminë nga Libani, të cilat ishin fshehur mes pjatave të metalta.

Në prill të këtij viti, kt shtet zbuloi 5.3 milionë pilula tjera të kësaj substance, të fshehura në dërgesa me shegë nga Libani.

(Kosova Sot Online)