
Lexoni edhe:
Albulena Haxhiu bëhet me vajzë
Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancë plenare.
Dy mbledhjet e kaluara të Kryesisë së Kuvendit dështuan në mungesë të kuorumit. Në rend dite është edhe shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Albulena Haxhiu bëhet me vajzë Lexoni edhe:
Pikat e rendit të ditës:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për seancë plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,
Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike,
Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës,
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
(Kosova Sot Online)