Disa arsyet pse nuk duhet ta varni peshqirin e kuzhinës te dera e furrës

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 13:37
Disa arsyet pse nuk duhet ta varni peshqirin e kuzhinës te dera e furrës

Shumë amvisa  zgjedhin të varin peshqirin e kuzhinës në derën e furrës, pasi është menjëherë i disponueshëm sa herë që kanë nevojë për të. Por fakti që “të vjetrit” e bënë nuk do të thotë se është e drejtë.

Nëse e mendoni, dera e furrës është vendi më i keq në kuzhinë për të varur peshqirin. Arsyeja; fillimisht, doreza e derës është plot me mikrobe dhe ndoshta mbetje ushqimore. Mendoni pak, është pjesa e kuzhinës që shumë anëtarë të familjes ndoshta e prekin disa herë gjatë ditës dhe atë që shpesh e kapni me duar të pista me salca kur gatuani.

Gjithashtu, furrat zakonisht janë të ulëta, kështu që kur të hapni derën, peshqiri që keni varur në dorezë do të prekë dyshemenë, e cila është gjithashtu plot pluhur dhe mikrobe.

Më e mira që mund të bëni është të keni një varëse rrobash në murin tuaj të kuzhinës ekskluzivisht për peshqirin e kuzhinës.

(Kosova Sot Online)