Të gjitha dështime e kanë vulën e turpit të koalicioneve të kaluara, PDK-LDK-AAK-NISMA-AKR!

Të gjitha dështime e kanë vulën e turpit të koalicioneve të kaluara, PDK-LDK-AAK-NISMA-AKR!

Hajrullah Tërnava

  • 01 July 2021 - 13:19

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 Për qeverisjet e deritashme që janë zhvilluar  qysh prej çlirimi e deri  te kjo e fundit, nga të cilat qeverisje janë bërë edhe shumë gabime,  nga asnjëra parti që ka qeverisur   nuk i pranon gabimet e dështimet që i ka bërë, thuajse populli ka harruar dhe nuk i ka parë as nuk i ka përjetuar ato  në kurrizin e tij për gjithë këto vite. Qeverisje e vazhdueshme me krim e korrupsion. Gabimet  po ashtu na kujtohen  të freskëta kur në vitin 2013,  Thaçi si Kryeministër e nënshkroi dokumentin e parë, marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe dhe pas tij edhe Isa Mustafa në vitin 2015, veproj njëjtë, duke harruar që  më parë  i thoshin Hashimit Thaçit se keni bërë gabim për nënshkrimin. Hashimi me mjeshtri ja ka lënë pataten e nxehtë në dorë Isa Mustafës kështu që sa herë që ky i fundit e akuzonte Thaçin për Asociacionin,  ai i përgjigjej: Jo unë nuk e kam nënshkruar  por LDK me Isa Mustafen. 

 

Edhe pse  sot e kësaj dite ka fakte dhe argumente për ato dëmet që ja kanë shkaktuar shtetit për plot 20 vjet, me keq qeverisje e  në dialog me Serbinë, me nënshkrimin e marrëveshjeve në dëm të shtetit të Kosovës, Partnerët e qeverisjeve të kaluara, kryesisht PDK e LDK, Thaçi e Isa Mustafa që për ta mashtruar qytetarin akuzonin njëri tjetrin, pa kurrfarë turpi ata ish udhëheqës dilnin dhe e kërkonin  votën nga qytetari  me premtime të mëdha se do të punojnë për të mirën e vendit.

Vepruan kështu  deri sa edhe vetë qytetarët më në fund u bindën në rrenat e tyre,  kur e kuptuan se ata vetëm  për përfitime dhe pasurimin e tyre po bëjnë çmos që të mbeten në pushtet. Faktet janë dhe nuk mundë të diskutohet fare për besueshmërinë apo mos besueshmërinë e tyre, janë dokumente të nënshkruara dhe arkivuara që flasin se si  edhe Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa,  të dytë e kanë nënshkruar atë marrëveshje, që sot po ja sheh sherrin Kosova,  sepse ka gjasa që edhe me u krijua  Asociacion nën një presion të pa ndashëm ndërkombëtar.

E kjo do të thotë me u krijuar një “ Republika Srpska” në Kosovë. Nga këto përshtypje të politik bërjeve të deritashme del konstatimi se na mungon kultura politike dhe deri tash as që është tentuar që të mësohet bërja e politikave, sepse mbas luftës në pushtet në mënyra të ndryshme erdhën njerëz analfabetë në pozita të larta q thirrshin si çlirimtar të Kosovës, të cilët me veprimet e tyre ua futën frikën popullit deri në palcë, dhe tani vepronin ashtu si ata dinin. Prandaj është e kuptueshme se sikur të ishin ata politikan të ndërgjegjshëm,  e të shkolluar e të pastër para ligjit, në çdo kohë të qeverisjeve ata politikan do të duhej ta pranonin gabimin dhe  përgjegjësinë. 

Ata duhet të marrin përgjegjësi edhe tani  kur gjinden në opozite, për gabimet eventuale që mundë të jenë bërë̈ sa kanë qenë në pushtet si pozitë, e në dëm të Kosovës, sidomos lidhur me nënshtrimin e pa nevojshëm ndaj Serbisë, si me Asociacionin edhe  me “ortakërinë” e shtetit serb në shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit, sipas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar në mandatin e kaluar nga Avullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiqi, në prani të Presidentit amerikan Donald Trump. Jo vetëm për këtë̈ marrëveshje, por edhe për të gjitha të tjerat të firmosura nga mandatet e kaluara në koalicionet PDK-LDK, dhe AAK-PDK, pa Vetëvendosjen, që kanë marr obligime ndërkombëtare, tash po peshojnë mbi Qeverinë Kurti, kurse opozita po i përdorë si mjet sulmi kundër Qeverisë së re, që më e rënda, më serioze dhe e rrezikshme është Asociacioni i komunave serbe, e pranuar nga ish pushtetarët PDK-LDK-AAK, përmes të cilës po vërsulen për ta “kryqëzuar” dhe akuzuar Qeverinë Kurti si përgjegjëse për mënyrën dhe rrugën e daljes nga kjo situatë.

Unë mendoj që Qeveria Kurti nuk mundë ti anulon marrëveshjet e tilla, sepse çdo nënshkrim ndërkombëtar me shtetin tjetër prodhon efektin juridik shtetërore, dhe para se të  nënshkruhet  duhet mirë të vlerësohet se çfarë efektesh do të prodhon ai nënshkrim për shtetin, sepse pastaj  nëse nënshkruhet  aty nuk ka më zmbrapsje por konsiderohet si akt i kryer ndërkombëtarësh. Prandaj tani kjo Qeveri gjendet para aktit të kryer, ku mundë ta bënë vetëm atë të mundimshme, të shpëtoj atë që mundë të shpëtohet, nga situata në të cilën e ka gjetur shtetin, deri para rrezikut të marrëveshjes edhe për shkëmbim territoresh e cila u shpëtua falë ngritjes së aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe përfundimit të tij në Gjykatën Speciale.

Na kujtohen pushtetarët e mëparshëm që  thirreshin në BE për Liberalizimin e vizave si dhe opinionit i thoshin se Amerika po insiston që të bëhet demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si kusht që të liberalizohen vizat. Mirëpo gënjeshtra doli në shesh sepse  u krye demarkacioni dhe  nuk u lejua Liberalizimi i vizave. Ajo udhëheqësi ju  patë drejtuar edhe  popullit duke thënë se  Amerika ishte ajo që na thoshte duhet ta bëni demarkacionin dhe me ja falë 8,200 hektar tokë Malit të Zi.

Kjo ishte një mashtrim i madh të cilin diplomati amerikan Philip Kosnett jo fort moti mes TV-s e demantoj këtë të thënë se asnjëherë Amerika nuk ka bërë trysni në institucionet e Kosovës më i falë territor Malit  ta Zi, e kur dihen se ishin ato trysni të  pushtetarëve që e miratuan atë marrëveshje, si shkak i së cilës  ranë dy qeveri njëra pas tjetrës deri e nënshkruan dhe ia falën Malit të Zi atë territor.

Duke e ditur që populli i Kosovës ka mirëkuptim dhe respekt të madhe për SHBA-të, sepse është  shteti më kontribut dhënës që e ndihmoj Kosovën të çlirohet nga okupatori shekullor Serbia, tani këtë situate po e keqpërdorin politikanët kosovar duke u thirre shpesh në atë se Amerika po thotë duhet bërë atë apo këtë, vetëm që ti arrijnë qëllimet e tyre. Na kujtohen presionet e Thaçit si ndaj Isa Mustafës si kryeministër që ishte që ti bind deputetët për formimin e Gjykatës Speciale që shprehshin se kush nuk e voton këtë  ai është tradhtar i vendit. Tash krejt është ndryshuar  ai botëkuptim dhe mbas dy viteve në vitin 2017 po i njëjti Hashim Thaçi si President i shtetit bëri çmos në përpjekjen për ta zhbërë  atë Gjykatë Speciale që para dy viteve e kishte miratuar Kuvendi me ndikimin e tij.

Pendimi i Hashim Thaçit për gabimin e bërë erdhi kur e kuptoi se edhe ai me shokët e tij do të gjendet në atë burg, prandaj bëri çmos për ta zhbërë atë burg por pati suksese kështu që ai  me shokët e tij gjendet në atë burg në Hagë. Krejt kjo na jep me nënkuptua se njerëzit e deritashëm që e udhëhoqën këtë shtet, kanë udhëhequr vetëm për përfitime te tyre dhe pasurim të tyre, sikur Kosova të ishte pronë e tyre.

Tani Qeveria Kurti, ashtu si e ka filluar punën po na jep shpresa të besojmë se gjërat do të ndryshojnë në të mirë, dhe shteti si shtet ka filluar ti drejtoj ato rrugët e shtrembëruara në drejtim të shtetit, dhe tani veç po vërehet  ka filluar të jetësohen ligjet dhe shteti të funksionoj si shtet. Për këto 100 ditë të qeverisjes së LVV-së me partner kanë arritur të fillojnë  ti luftojnë shumë të këqija, e që populli e ka shpresën se nëse kështu do e vazhdojnë luftimin e të këqijave, kjo Qeveri edhe shumë më gjatë do të vazhdon ta qeverisë këtë shtet.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".