Nesër organizohet hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 14:43
 Nesër organizohet hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se nesër do të organizohet hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, AKK’ja ka bërë me dije se hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë public do të bëhet Konform Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik

Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.

“Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)