Qendrat e masazheve në Prishtinë - aty ku shkon për relax e përfundon duke...

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 11:38
Qendrat e masazheve në Prishtinë - aty ku shkon për relax e përfundon duke...

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të quajtur “Masazha 2021”, e ku si rezultat janë arrestuar gjashtë persona.

Sipas policisë deri tek arrestimi i këtyre të dyshuarve ka ardhur pas inspektimit të 53 lokaleve, e ku 29 prej tyre janë mbyllur.

“Plani  operativ ,,Masazha-2021’’ i realizuar  përgjatë këtij muaji në  nivel vendi, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i Lokaleve për Prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e angazhimeve të saja aktive në parandalimin dhe luftimin e  veprave kriminale, konkretisht Drejtoria për Hetimin e trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ),me qëllim të marrjes së masave proaktive  dhe verifikimit të  informatave  në terren  ka hartuar planin operativ për inspektimin e salloneve  të masazheve,  i cili është realizuar në bashkëpunim  dhe mbështetje të inspektorëve komunal, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK- se, inspektorëve të MINT-se dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër te PK-së.

Plani  operativ ,,Masazha-2021’’ i realizuar  përgjatë këtij muaji në  nivel vendi, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i Lokaleve për Prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“.

Gjatë këtij operacioni policor, nën autorizimin e organeve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me

institucionet kompetente janë inspektuar pesëdhjetë e tri (53) lokale, prej tyre njëzë e nëntë

(29)  lokale   janë mbyllur nga  inspektorët  komunal si dhe janë shqiptuar  gjoba   për mungesë

të arkave  fiskale, mungesa e dokumenteve të  punës  etj.

Nga zyrtarët policorë gjatë këtij operacioni janë legjitimuar njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë (196)

persona me shtetësi të ndryshme si, nga Shqipëria, Tajlanda, Italia, Greqia, Rumania, Serbia

dhe Kosova, ku të gjithë shtetasit  e huaj  në mungesë të  paraqitjes së lejes së punës dhe

qëndrimit, sipas procedurave janë trajtuar nga  Drejtoria  për  Migrim dhe Huaj si kompetencë e

tyre lëndore.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për dyzet e tetë

(48) orë.

Policia e Kosovës gjithmonë do te jetë e angazhuar në parandalim të veprimtarive kriminale

dhe në shërbim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Me respekt,

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

(Kosova Sot Online)