Ngritet aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 12:13
 Ngritet aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Njoftimi është bërë nga Prokuroria Speciale ku thuhet se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër Dejanoviq për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210  të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.

(Kosova Sot Online)