Ministrit i dhurohen këpucë me take të larta, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 12:34
 Ministrit i dhurohen këpucë me take të larta, kjo është arsyeja

Sot, gjatë sesionit të parlamentit ukrainas, Ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Andriy Taran “mori si dhuratë” disa palë këpucë të grave me take të larta.

Sipas mediave ukrainase, arsyeja për këtë është skandali në lidhje me gratë në ushtri.

Gjegjësisht, deputetët ishin të zemëruar pas fjalimit të ministrit, i cili në atë kohë tha se anëtaret e ushtrisë duhet të vishnin take gjatë kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

“Ministër, a po e afroni ushtrinë tonë me standardet e NATO-s?”, pyeti anëtarja e parlamentit, Elena Kontratyuk.

Deputetët iu afruan vendit ku ishte ulur Taran dhe i lanë këpucët me take të larta. Ata gjithashtu kërkuan një hetim dhe që raporti të tregonte se kush e mori atë vendim dhe sa para ishin shpenzuar për blerjen e këpucëve të tilla.

Si kujtesë, autoritetet e Ukrainës morën një vendim të enjten që anëtarët e forcave ushtarake të Ukrainës duhet të marshojnë me këpucë me take të larta.

(Kosova Sot Online)