Kompromisi në dialog me Serbinë, njohja vetëm për çmimin e Asociacionit të korigjuar nga Gjykata Kushtetuese

Kompromisi në dialog me Serbinë, njohja vetëm për çmimin e Asociacionit të korigjuar nga Gjykata Kushtetuese
Kompromisi në dialog me Serbinë, njohja vetëm për çmimin e Asociacionit të korigjuar nga Gjykata Kushtetuese

Nexhat Haziri

  • 02 July 2021 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Ky do të jetë edhe kompromisi që e pret Kosovën, ndërsa nga Serbia do të kërkohet që most a pengojë Kosovën për të zënë ulëse në OKB, të cilës do ti paraprije edhe njohja reciproke ndërmjet dy vendeve fqinje. Pa këtë të fundit, pra njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, asnjë marrëveshje tjetër nuk do të gjejë zbatim, pasi vetem kjo e përmbyllë cfaredo cështjesh kontestuese që kane të dy vendet në mes vetes.

Mendoj se kryeministri Kurti nuk e ka zbuluar “ujin e nxehtë” kur ka folur për media rrethë kerkesës së presidentit Macron për kompromis në dialog me Serbinë, në këmbim të marrjes së njohjes nga ana e shtetit serb, gjatë vizitës së tij në Paris. Për kompromis është folur gjithnjë nga faktori ndërkombëtar dhe këtë e ka pasur të njohur edhe vet z. Kurti sa ishte në opozitë por i pëlqente të ndërttonte kauza politike të tipit populist për të arritur pushtetin, gjë që tani edhe e ka dhe po ballafaqohet me realitetin sa i përket procesit të bisedimeve me Serbinë të ndërmjetsuara nga BE-ja.

Kompromisi me Serbinë që e kerojnë edhe faktori ndërkombëtar duke përfshirë edhe SHBA-në, e përjashton cfardo lëvizjesh të kufijëve apo shkëmbim te teritorëve, për të cilën marrëveshje tentuan z. Thaci dhe Vuqic, por që ky kompromis përmban formimin e asociacionit të Komunave Serbe me një shkallë autonomie e cila do të jetë me pas së një pushtet i tretë në Kosovë, me cka do të mirren parasyshë edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".