Furrtari luan me brumin e bukës si me top futbolli, pamjet shokuese bëhen virale

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 15:37
 Furrtari luan me brumin e bukës si me top futbolli, pamjet shokuese bëhen virale

Në rrethin Erciş të Van, Kocapınar Mahallesi, pamjet e stafit që punonin në furrën e bukës janë bërë virale.

Imazhet e marra në furrën e bukës në Kocapınar Mahallesi, ku dy persona luanin me brumin e bukës, shkaktuan reagime në mediat sociale.

Ndërsa një nga stafi e goditi brumin dhe e hodhi së pari në dysheme pastaj në tavan, tjetri mallkoi dhe regjistroi ato momente.

Kjo bëri që inspektorati i komunës të veprojë dhe e ka gjobitur me mbi 3000 euro furrën e bukës.

Ndryshe, edhe tre punëtorët e përfshirë në këtë skandal u dënuan secili me mbi 330 euro.

(Kosova Sot Online)