Vatër zjarri në oqean, anijet mundohen ta shuajnë me azot

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 09:43
 Vatër zjarri në oqean, anijet mundohen ta shuajnë me azot

Në ujërat e Meksikës ka ndodhur diçka e rrallë. Në ujin e oqeanit është shfaqur një vatër zjarri. Kompania shtetërore e karburanteve, Pemex, tha se zjarri u shkaktua nga rrjedhja e gazit.

Flaka me ngjyrë portokalli, që dukej sikur lavë e shkrirë, në rrjetet sociale u cilësua si “syri i zjarrit” për shkak të formës së rrumbullakët. Zjarri shpërtheu afër një platforme të kompanisë shtetërore, shkruan The Guardian.

Autoritetet thanë se u nevojitën më shumë se pesë orë që zjarri të shuhej plotësisht. Flakët filluan në një gyp nën ujë që e lidhet me një platformë, i thanë disa burime agjencisë Reuters.

Kompania Pemex tha se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar dhe se nga ky rast nuk është prekur prodhimi, duke shtuar se do të zhvillohen hetime për shkaktarin e flakës.

Punëtorët e kompanisë thuhet se përdorën azot gjatë përpjekjeve për ta vënë zjarrin nën kontroll. Kompania nuk dha hollësi të tjera në lidhje me këtë incident.

(Kosova Sot Online)