Enver Hoxhaj përmend Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Konventë: Jam i bindur se do të kthehen faqebardhë

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 11:00
Enver Hoxhaj përmend Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Konventë: Jam i bindur se do të kthehen faqebardhë

Ish-ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur në Konventën e PDK’së, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka përmendur edhe dy ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi që lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK’së. Ne bashkëpuntorët e tyre jemi shumë krenarë me ta.  Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se kryetari i ri që do të del nga kjo konventë do ta ketë mbështetjen e të gjithëve.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

(Kosova Sot Online)